
Me 28% të votave të numëruara në Mitrovicën e Jugut, janë publikuar dhjetëshët e parë të kandidatëve të partive kryesore.
Albin Kurti ështç njeriu më i vtuar edhe në vendlindjen e kruet të PDK-së Bedri Hamza dhe bartëses së listës së LDK-së, Vjosa Osmani,
Sipas të dhënave preliminare, Kurti ka marrë 3,562 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 2,943 vota. Në vendin e tretë renditet Albulena Haxhiu me 1,806 vota, ndërsa pas saj vijnë Valon Peci me 1,560 vota dhe Xhelal Sveçla me 1,516 vota. Në dhjetëshen e parë të VV-së renditen edhe Hekuran Murati, Agim Bahtiri, Donika Gërvalla-Schwarz, Arjeta Fejza dhe Avni Dehari.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kryeson Arian Tahiri me 1,829 vota, i ndjekur shumë afër nga Bedri Hamza me 1,814 vota dhe Përparim Gruda me 1,572 vota. Më pas renditen Uran Ismaili, Rrahman Rama, Sala Jashari, Artan Behrami, Vlora Çitaku, Bekim Haxhiu dhe Kujtim Demiri.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), listën e kryeson Vjosa Osmani me 459 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 376 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 342 vota. Më pas renditen Hykmete Bajrami, Naim Hajra, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Oltion Ahmeti dhe Anton Quni.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në krye qëndron Ardian Gjini me 136 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 118 vota dhe Besnik Tahiri me 108 vota. Më pas renditen Bekë Berisha, Daut Haradinaj, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Burim Ramadani, Fidjrije Dragaj dhe Avni Arifi.