Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbulohet renditja në Prishtinë: ja kush prin në VV, PDK, LDK dhe AAK

Gazeta10
09 June 2026 - 13:17

Me 6.49% të votave të numëruara në Prishtinë të zgjedhjeve të 7 qershorit, janë publikuar rezultatet e para për kandidatët kryesorë të partive politike në kryeqytet, ku dominon lista e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti.

Sipas të dhënave preliminare, Kurti ka marrë 2,685 vota, duke u renditur i pari në Prishtinë, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 2,247 vota. Në vendin e tretë në kryeqytet renditet Vjosa Osmani me 950 vota, duke u pozicionuar si kandidatja më e votuar e LDK-së në këtë fazë të numërimit.

Në listën e Vetëvendosjes pas Kurtit dhe Konjufcës renditen Albulena Haxhiu me 1,474 vota, Hekuran Murati me 1,192 vota, Hajrulla Çeku me 1,173 vota, Xhelal Sveçla me 1,081 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 1,062 vota. Në dhjetëshen e parë të VV-së në Prishtinë figurojnë edhe Mimoza Kusari-Lila me 872 vota, Ejup Maqedonci me 841 vota dhe Avni Dehari me 809 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kryeson kandidati për kryeministër Bedri Hamza me 945 vota, i ndjekur nga Uran Ismaili me 754 vota dhe Përparim Gruda me 678 vota. Më pas renditen Vlora Çitaku, Arian Tahiri, Eliza Hoxha dhe Enver Hoxhaj, ndërsa në fund të dhjetëshes janë Ganimete Musliu, Sala Jashari dhe Arben Mustafa.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), listën e kryeson Vjosa Osmani me 950 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 821 vota, Doarsa Kica-Xhelili me 889 vota dhe Hykmete Bajrami me 755 vota. Më pas renditen Avdullah Hoti, Ermal Sadiku, Kujtim Shala, Jehona Lushaku-Sadriu, Besian Mustafa dhe Ukë Rugova.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Prishtinë prin Ardian Gjini me 279 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 257 vota dhe Besnik Tahiri me 232 vota. Më pas renditen Daut Haradinaj, Burim Ramadani, Agim Çeku, Bekë Berisha, Avni Arifi, Time Kadrijaj dhe Arber Tolaj.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.