Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastike që pësuan Statovci, Reshitaj dhe Avdyli

Gazeta10
09 June 2026 - 14:25

Në zgjedhjet e 7 qershorit tri figura politike që më herët kishin qenë pjesë e GUXO-s në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe që më pas iu bashkuan Listës së Vjosa Osmanit që garuan në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë garuar sërish për deputetë në një konfigurim të ri politik.

Bëhet fjalë për Albena Reshitaj, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli, të cilët në këto zgjedhje kanë garuar në listën e LDK-së, ndryshe nga cikli i kaluar kur ishin pjesë e GUXO në koalicion me Vetëvendosjen.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, rezultatet e tyre janë si më poshtë:

Jeta Statovci – 37,916 vota
Haxhi Avdyli – 33,562 vota
Albena Reshitaj – 29,308 vota

Ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit, performanca e tyre ishte dukshëm më e ulët:

Albena Reshitaj – 3,665 vota
Jeta Statovci – 2,750 vota
Haxhi Avdyli – 1,322 vota.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.