
Gazetari i Tv Klan nga Shqipëria Martin Marku ka komentuar protestat që po zhvillohen tash e sa ditë pothuajse në çdo cep të Shqipërisë, e ku pikë referuese e tyre ishte pikërisht çështja e tokës së Zvernecit.
Këto komente Marku i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
Ai ka theksuar se toka e Zvernecit, ishte pika e fundit për të cilën edhe kanë nisur protesta kudo në Shqipëri.
“Kjo është protesta më e mirë që u zhvillua në këto 10 vitet e fundit”, tha ai mes tjerash duke shtuar se kjo protestë ka qenë krejtësisht paqësore dhe se kryesisht pjesmarrës të saj janë të rinjt.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10