
Gazetari i Tv Klan nga Shqipëria Martin Marku ka komentuar protestat që po zhvillohen tash e sa ditë pothuajse në çdo cep të Shqipërisë, e ku pikë referuese e tyre ishte pikërisht çështja e tokës së Zvernecit.
Këto komente Marku i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
Ai ka theksuar se është dita e dhjetë që po protestojnë, duke kërkuar largimin e Ramës, por edhe të klasës së vjetër sikur është Berisha.
“Ata janë pa ndonjë organizator dhe kryesisht janë të rinj, duke protestuar për çmimet e larta, ngritja e karburanteve dhe çdo problematikë tjetër që kanë”, tha ia mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10