
Gazetari i Tv Klan nga Shqipëria Martin Marku ka komentuar protestat që po zhvillohen tash e sa ditë pothuajse në çdo cep të Shqipërisë, e ku pikë referuese e tyre ishte pikërisht çështja e tokës së Zvernecit.
Këto komente Marku i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
Ai ka theksuar se është dita e dhjetë që po protestojnë, duke kërkuar largimin e kësaj klase politike e kryesisht kryeministrit, Edi Ramës.
“Protesta ka filluar që 10 ditë dhe nuk ka të ndalur, madje gjithnjë e më shumë po rritet, ku sot pas Tiranës është bashkuar edhe Lezha dhe pritet të pushtohen rrugët, ku ka qenë edhe Shkodra, Vlora, Durrësi, Korça dhe pothuajse të gjitha qytetet shqiptare”, theksoi ai.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10