
Në emisionin e mëngjesit të Kanal 10 “Adresa e Ankesave”, një banor i fshatit Bardhosh të Prishtinës, është ankuar për mungesë të ndriçimit publik në rrugën “Ekrem Dili” duke theksuar se në mungesë të tij edhe fëmijët rrezikohen nga qentë në rrugë.
Ai ka theksuar se zakonisht fëmijët dalim i marrim me vetura ngase rrezikohen nga qentë pasi të kthehen nga shkolla.
Ky banor ka theksuar se në këtë pjesë ka mungesë edhe të linjave të autobusëve, duke kërkuar nga komuna që të bëhet edhe një zgjidhje për këta banorë.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10