Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtina dekorohet me flamuj, gati për festën e Ditës së Çlirimit

Gazeta10
10 June 2026 - 20:37

Qendra e Prishtinës është zbukuruar me flamuj shtetërorë të Kosovës dhe me ata kombëtarë shqiptarë, një ditë para 11 Qershorit, Ditës së Çlirimit të kryeqytetit, përcjell KosovaPress.

27 vjet më parë, më 11 qershor hynë në Prishtinë njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e shpallur çlirimin e qytetit, dhe kjo vetëm një ditë pasi ushtria dhe policia serbe e nënshkruan kapitullimin para NATO-s.

Pikërisht më 11 qershor 1999 pati ndodhur edhe hyrja e papritur e forcave ruse, që u prit me gëzim nga Serbia humbëse, por që brenda orësh këta trupa iu nënshtruan urdhërave të NATO-s si pjesë e misionit të KFOR-it që në Kosovë u vendos me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.