
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur krenar me punën e Bedri Hamzës si Kryetar i Komunës së Mitrovicës.
Krasniqi këtë e ka shprehur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta10.
“Me Bedriun kryetar, Mitrovica ka marrë hov të ri zhvillimi dhe qytetarët çdo ditë po e ndjejnë kujdesin, angazhimin e ndryshimin pozitiv të qeverisjes së mirë. Krenar me punën e tij dhe të ekipit të mrekullueshëm të PDK-së.”, ka shkruar ai në mbishkrimin e disa fotografive./Gazeta10