
Procesi i numërimit të votave në 30 përfaqësi diplomatike është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe tashmë janë përditësuar mbi 65 për qind të vendvotimeve.
Fletëvotimet nga Amerika, konkretisht tashmë janë numëruar dhe të dhënat janë përdituar në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Votat në Ambasadën e Kosovës në Washington
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47 vota në vendvotimin e vetëm në ambasadë, PDK-ja 8 vota, LDK-ja ka 6 vota, ndërsa partitë e tjera asnjë votë.
Kandidatët më të votuar aty janë Albin Kurti, Gluak Konjufca, Albulena Haxhiu, Hajrulla Çeku dhe Donika Gërvalla.
Të PDK-ja më së shumti vota kanë marrë Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Xhavit Haliti, Fadil Demaku dhe Eliza Hoxha.
Në LDK pesë më të votuarit janë Vjosa Osmani, Doarsa Kica – Xhelili, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa.
Votat në konsullatën në New York
Bazuar në rezultatet e përditësuara, del se në qendrën e votimit në New York, VV ka marrë 503 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 51 vota, PDK-së i janë konfirmuar 22 vota, Aleanca ka 15 vota, PSD me 2 vota, Partia Fjala ka 1 votë.
Teksa kandidatët më të votuar të kësaj partie që janë votuar nga kosovarët në konsullatë janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati.
Te Lidhja Demokratike e Kosovës, 5-shja më e votuar janë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica- Xhelili, Anton Quni dhe Ukë Rugova.
Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës që kanë marrë më shumë vota atje janë Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri.
Dhe te Aleanca, pesë më të votuarit atje janë Ramush Haradinaj, Ardian Gjini, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Time Kadrijaj.
Ndërsa me nga 1 votë, kanë marrë besimin e mërgimtarëve atje, gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së, Dardan Molliqaj, Florin Krasniqi, Teutë Rrusta, Natyra Kuçi, Nol Nushi dhe Frashër Krasniqi.