I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i pyetur se nëse do ta mbështeste Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, po ta refuzonte këtë marrëveshje që po përmendet tani.
Molliqaj në Politiko, ka thënë se do ta mbështeste vetëm nëse do të kishte dorëheqje apo shkarkim, madje edhe do ta lavdonte, raporton Gazeta10.
“E mbështesë dorëheqejen e tij, nëse ai jep dorëheqje dhe tërhiqet, e mbështes dhe e lavdoj bile. E mbështes shkarkimin e Kurtit nëse do të kishte mundësi, por nuk e mbështes budallakinë e tij. Ai do ta bartë përgjegjësinë edhe kur te bënë marrëveshjen e keqe, edhe kur se bënë, cdo dëm që e bënë kjo qeveri, është e kryeministrit, cdo e mirë i takon kryeministrit, unë nuk ja mohoj”, ka thënë ai./Gazeta10