
Ka nisur protesta e 15-të sot në Tiranë me protestuesit që janë grumbulluar para Kryeministrisë.
Qytetarët mbajnë në duar flamujt shqiptarë dhe pankarta kundër qeverisë.
Protestuesit janë kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura.
Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pasi të ndalen fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime, do të marshojnë më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit.