Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Meriton Mjekiqi ‘godet’ Luiz Ejllin: I ka bërë autogol karrierës

Gazeta10
18 June 2026 - 14:25

Meriton Mjekiqi së fundmi është vënë para disa pyetjeve të vështira nga Marina Vjollca në “Kampionët e botës”.

Moderatorja e vuri artistin para disa pyetjeve të shpejta, por jo fort të thjeshta.

Duke e paralelizuar skenën me një fushë futbolli e kësisoj reperët me lojtarët, atij iu desh të jepte emra dhe të fliste pa filtra.

“A ka ndonjë që të ka surprizuar me autogol në karrierë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Po, Luiz Ejlli”, u shpreh ai.

Duket se raporti i tyre ka qenë i mirë pasi Meritoni realizoi ndër intervistat e para me artistin shkodran pas daljes nga Big Brother VIP Albania 2, ku edhe u shpall fitues.

Sidoqoftë, me këtë deklaratë mori edhe një ‘unfollow’ nga Luizi në rrjete sociale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.