Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Gazeta10
20 June 2026 - 15:15

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 qershor.

Gjatë qëndrimit në vend, ai pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me zyrtarë të UNMIK-ut.

Po ashtu, ai do të vizitojë edhe disa projekte të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.

Sipas UNMIK-ut, diskutimet gjatë vizitës do të fokusohen në paqeruajtjen e Kombeve të Bashkuara, bashkëpunimin multilateral dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në rajon.

Pas vizitës në Kosovë, Lacroix do të udhëtojë në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, si pjesë e turit të tij rajonal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.