
Futbollisti kosovar Florent Hasani në emisionin “Kampionët” ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me mungesën e ftesës nga Kombëtarja e Kosovës, pavarësisht paraqitjeve të mira në nivel klubi.
“Kur i bënë 29 gola për një vit e gjysmë në Tiranë, edhe kur i bënë 18 gola për një vit normal që e pres ftesën, por ata kanë vendosur kështu dhe ata rrugën e tyre, unë timen”, tha Hasani në Kanal10.
Sulmuesi nga Vushtrria, i cili ka pasur performanca të dalluara në kampionatet ku ka luajtur, ka lënë të kuptohet se vendimet e stafit të përfaqësueses duhet respektuar, por njëkohësisht ka theksuar se do të vazhdojë të japë maksimumin në karrierën e tij./Gazeta10