Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spiropali: PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet

Gazeta10
21 June 2026 - 19:39

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, i ka bërë thirrje Partisë Socialiste që të reflektojë dhe të nisë një proces vetëpastrimi në kuadër të asaj që ajo e quan “Marrëveshja e Re për Shqipërinë”.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Shqipëria që synohet të ndërtohet duhet të jetë më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më europiane.

Spiropali thotë se “Marrëveshja e Re për Shqipërinë” duhet të jetë “e madhe, e thellë dhe e vërtetë”, duke shtuar se “po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”.

Postimi i saj i plotë:

Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.🇦🇱

Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.