
Sot në POLITIKO me Kushtrim Sadikun është i ftuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ku përballë analistëve po debatohet për gjendjen aktuale politike në vend dhe nevojën që sa më shpejt të themelohen institucionet e Republikës.
E përderisa Lutfi Haziri ka komentuar nevojën për një koalicion në mes të VV-së dhe LDK-së, ai ka thënë se Kurtit qytetarët në mënyrë simbolike ia kanë dhënë atij lugën për me nda drejt ushqimin, por jo garuzhdën dhe ky po ia lyp atyne goruzhdën.
“Ai po thotë lugën ia kam dhanë dhe elementet e tjera ka me i dhanë dikujt tjetër, por ky po lyp ma shumë”, tha mes tjerash ai.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta1o