
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj, ka folur për tranzitin në Prizren, raporton Gazeta10.
Totaj ka thënë se lidhja e lagjes Arbana me tranzitin është një projekt shumë relevant për Komunën e Prizrenit.
Ai ka thënë se ky projekt është para finalizimit.
“Po shikoni ai projekt është shumë relevant për drejtorinë e Komunës së Prizreni dhe është para finalizimit dhe ne presim që atë rrugë ta lidhim dhe ta mundësojmë një qarkullim shumë më të lehtë”, ka thënë Totaj. / Gazeta10