Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbulohen fjalët që i dyshuari për vrasjen e shokut të ngushtë ua tha familjarëve të tij në stacionin policor

Gazeta10
23 June 2026 - 14:35

Janë zbardhur detaje të reja tronditëse lidhur me vrasjen e Eglant Koçit, i cili dyshohet se u vra nga shoku i tij, Armand Shakaj, në një ngjarje që hetimet e lidhin edhe me përpjekje për fshehjen e trupit në zonën e majës së Korrës.

Sipas mediave shqiptare, pas daljes nga komisariati, i dyshuari është përballur me familjarë dhe të afërm të viktimës, të cilët e kanë pyetur për praninë e tij në polici dhe për lidhjen me ngjarjen.

I dyshuari fillimisht është justifikuar duke thënë se ishte marrë në pyetje vetëm si person që kishte dijeni për zhdukjen, duke pretenduar se kishte komunikuar me Eglantin ditën e humbjes së kontaktit.

Më tej, ai ka shkuar deri aty sa u ka kërkuar familjarëve ta kontaktonin nëse viktima do të kthehej, duke u shfaqur i shqetësuar për fatin e tij.

Hetimet kanë përparuar shpejt pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, duke çuar në identifikimin e të dyshuarit brenda 24 orëve. Autoritetet kanë përdorur edhe pajisje të specializuara për gjurmimin e sinjalit të telefonit, çka ka ndihmuar në ngushtimin e zonave ku është lëvizur aparati celular i viktimës.

Sipas deklarimeve të gazetarit, janë marrë në pyetje banorë të zonës dhe një bari që ka raportuar se ka parë automjetin e të dyshuarit në zonën ku dyshohet se është fshehur trupi i pajetë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.