
Pas disa ditësh me temperatura të larta dhe mot përvëlues që ka përfshirë pjesën më të madhe të Kosovës, komuna e Klinës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë një freskim të ndjeshëm të motit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë reshje intensive që kanë përfshirë qytetin brenda një kohe të shkurtër, duke krijuar grumbullime të ujit në rrugë dhe duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.
Derisa në shumë komuna të vendit temperaturat e larta dhe vapa vazhdojnë të jenë të pranishme, në Klinë reshjet e shiut kanë ndikuar në uljen e temperaturave dhe freskimin e ajrit, duke sjellë lehtësim për qytetarët pas ditëve me mot të nxehtë.
Reshje shiu sot janë raportuar edhe në Rahovec e Istog.