
Një zjarr ka përfshirë deponinë ku grumbullohen goma të vjetra jashtë përdorimit në Sllatinë, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur që ka mbuluar pjesën përreth.
Pamjet e siguruara nga Kanal10 tregojnë flakët dhe volum të madh të tymit që po del nga depoja, e cila gjendet në afërsi të rrugës kryesore të zonës.
Autoritetet dhe ekipet kompetente pritet të dalin në vendngjarje për menaxhimin e situatës./Gazeta10