Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes regjisori Robert Bacaj, AGK shpreh ngushëllime

Gazeta10
23 June 2026 - 23:08

Ka vdekur regjisori i njohur të Robert Bacaj, me ç’rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime.

Në shkrimin e AGK-së thuhet se Bacaj dha kontribut të rëndësishëm për më shumë se dy dekada.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Bacajt, punëtor shumëvjeçar i Radio Televizionit të Kosovës”.

“Bacaj dha kontribut të rëndësishëm në RTK për më shumë se dy dekada, duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin dhe zhvillimin e produksionit televiziv. AGK u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bacaj, kolegëve në RTK dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në shkrim

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.