
Sot kamera e emisionit të mëngjesit “Adresa e Ankesave” në Kanal 10, ka shkuar në Matiqan të Prishtinës ku banorët e kësaj lagje kanë shqetësimet e tyre për shtyllat elektrike në mes të rrugës.
Sabedin Hetemi nga kjo lagje ka deklaruar se nuk është problemi vetëm të ujësjellësi, por edhe të kanalizimi, megjithatë shtylla ka mbetë në mes pas zgjerimit të rrugës.
“Edhe gypat e kanalizimit janë të amortizuar ngase janë instaluar para shumë vitesh, dhe këto gypa janë hapur shpesh”, tha ai, duke shtuar se nuk ka gyp qëndror as të kanalizimit por as të ujit.
Ai tha se për këtë rast e kanë njoftuar Ujësjellësin e “KRU Prishtina” por deri tani nuk kanë bërë ndonjë zgjidhje.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10