Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Si ndodhi që “Kontrata Kolektive” ia mori 17 milionë euro Ferizajit – Flet Drejtori i Infrastrukturës Meriton Hajdini

Gazeta10
24 June 2026 - 8:48

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Meriton Hajdini ka folur për planet në sferën e infrastrukturës që parashihen të përfundohen në këtë komunë.

Komentet Hajdini i bëri në një lidhje direkte në Kanal 10, në emisionin e “Adresa e Ankesave”.

Ai ka thënë në mes tjerash se ka shumë projekte që janë plan në Ferizaj, por dëmi i madh që i është shkaktuar komunës ka të bëjë me kontratën kolektive e cila i ka bllokuar dhe ia ka marrë buxhetin ku rreth 17 milionë euro janë marrë nga kjo kontratë, derisa sipas tij vetëm për investime kapitale janë afër 14 milionë euro.

“Prandaj edhe kjo ka qenë arsyeja se disa projekte janë duke u punuar me një dinamikë më të ulët”, theksoi Hajdini në Kanal 10.

 

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.