Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kabashi: U.D presidenti ka gjashtë muaj mandat

Gazeta10
24 June 2026 - 18:57

Ligjëruesi i së Drejtës Kushtetuese, Ditar Kabashi, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka sqaruar procedurat kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Kabashi bëri të ditur se ushtrueses së detyrës së presidentes i takon mandat prej gjashtë muajsh, megjithatë theksoi se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit janë më të shkurtra.

“Ushtruesja e detyrës së presidentes e ka mandatin gjashtë muaj, por këtu kemi vetëm 60 ditë për zgjedhjen e presidentit. Nëse nga dita e konstituimit nuk zgjidhet presidenti brenda afateve të parapara, vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje”, deklaroi ai.

Sipas Kabashit, në aspektin formal mandatet nisin nga fillimi dhe nuk ekziston kufizim që e njëjta figurë të ushtrojë sërish detyrën nëse plotësohen kushtet ligjore.

Ai theksoi gjithashtu se prioritet institucional mbetet formimi i qeverisë, ndërsa më pas duhet të procedohet me zgjedhjen e presidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.