
Aktivisti nga Medvegja, Haki Emini, i ftuar në emisionin “Gazeta”, ka ngritur shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga Medvegja, duke theksuar se fenomeni ka prekur veçanërisht mërgatën e Luginës së Preshevës.
Sipas Eminit, bazuar në informacionet që disponojnë, më shumë se 5 mijë shqiptarëve u janë pasivizuar adresat e banimit, ndërsa autoritetet serbe nuk ua dorëzojnë vendimet përkatëse qytetarëve të prekur.
“Ne shqiptarëve të Medvegjës, sidomos mërgatës së Luginës, na janë pasivizuar adresat më shumë se 5 mijë shqiptarëve, sipas disa informatave tona, sepse policia e Serbisë nuk ta jep atë vendim. Duhet të paguash avokat dhe shpenzimet shkojnë në mijëra franga. Ky është rasti im konkret”, deklaroi Emini.