Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmoi bashkëshorten, arrestohet një person në Ferizaj

Gazeta10
25 June 2026 - 9:02

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas një njoftimi të Policisë, viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa i dyshuari, 41 vjeç është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Më 24.06.2026, rreth orës 23:45, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në Ferizaj.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se pas një mosmarrëveshjeje një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari ishte larguar nga banesa përpara se të arrinte policia.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa i dyshuari, 41 vjeç është ndaluar për 48 orë, për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.