
Suzy Cortez, modelja e njohur braziliane dhe një nga tifozet më të zjarrta e të deklaruara të Lionel Messit, ka ndezur sërish rrjetet sociale me një premtim tejet provokues.
Bukuroshja, e cila mban edhe titullin e ish-fitueses së “Miss BumBum”, ka deklaruar se është gati të bëjë një çmendi të vërtetë nëse ylli argjentinas arrin të shpallet kampion botëror.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen maksimale të fansave në web është detaji specifik i premtimit të saj. Cortez ka premtuar publikisht se do të realizojë një tatuazh të ri për nder të Messit, por këtë herë në një nga zonat më intime dhe provokuese të trupit të saj.