Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fundjavë e nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë

Gazeta10
26 June 2026 - 16:48

Gjatë fundjavës, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kushtet meteorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për aktivitetet në natyrë, bujqësi dhe transport.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 28 deri në 33°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s”.

Ditën e diel temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 28 deri në 32°C.

“Era do të jetë e dobët, me drejtime të ndryshme”, njofton IHMK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.