Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjilan: Policia sekuestron motoçikletën, tetë kundërvajtje ndaj të dyshuarit që nuk iu bind urdhrave

Gazeta10
27 June 2026 - 17:57

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka lokalizuar një të dyshuar në Gjilan i cili në disa raste, gjatë ngasjes së motoçikletës, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndalur.

I njëjti sipas njoftimit të forcave të rendit, ka rrezikuar sigurinë e zyrtarëve policorë si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

“Gjatë procedurës për tërheqjen e motoçikletës, i dyshuari ka penguar zyrtarët policorë dhe personelin e autorizuar për bartjen e automjeteve në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e procedurave kundërvajtëse ndaj të dyshuarit. Atij i janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje nga fusha e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike, si dhe fletëparaqitje sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor:.

“Gjatë trajtimit të rastit janë evidentuar tetë (8) kundërvajtje, për të cilat janë përpiluar fletëparaqitje për procedim në gjykatë. Po ashtu, është bërë sekuestrimi i përkohshëm i motoçikletës së përdorur nga i dyshuari. Lënda do të procedohet në procedurë të rregullt pranë gjykatës kompetente”, thekson policia në njoftim

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.