Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

E dhimbshme: Babë e bir vdesin aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Gazeta10
28 June 2026 - 22:43

Babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit kanë vdekur aksidentalisht. Lajmin e ka bërë të ditur Hajdar Sutaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Deçanit me anë të një shkrimi në Facebook.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj nga Mazniku.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj.

Për lajmin tragjik ka shkruar edhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik.

Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut. Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.

BR” /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.