Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Tragjedia në Maznik të Deçanit: Këta janë babë e bir që dyshohet se humbën jetën nga rryma elektrike

Gazeta10
28 June 2026 - 23:28

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar për ndarjen nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe djalit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik.

Në postim në Facebook, Ramosaj ka shprehur pikëllim të thellë për këtë humbje tragjike, duke theksuar se në emër të tij dhe të Komunës së Deçanit u përcjell ngushëllime të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe banorëve të Maznikut.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut. Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl dhe Hasan Mustafaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Në media u publikua edhe fotografia e babait me të birin të cilët dyshohet se rryma elektrike ishte shkaktare e vdekjes së tyre.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.