
Baba e bir në Moznik të Deçanit kanë humbur jetën tragjikisht.
Policia e Kosovës, dega në Pejë ka lëshuar një komunikatë ku tregon se dyshohet se ata vdiqën si pasojë e kontaktit me rrymën, teksa ishin duke e larë veturën në oborrin e tyre.
Më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku spitali në ora 21:20 ka konstatuar vdekjen e tyre.
Komunikata e plotë:
Stacioni Policor nё Deçan me datёn 28.06.2026, rreth orёs 20:40, ёshtё njoftuar nga QKMF-Deçan, se janё pranuar dy persona tё cilёt dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën, dhe tё njëjtin janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё.
Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se derisa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën, pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave.
Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente.