
Lista Serbe sot ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas Listës Serbe janë bërë “parregullsive serioze që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve të rezervuara për popullin serb”.
Në ankesë pretendohet se partia Për Liri Drejtësi dhe Mbijetesë e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka siguruar një numër të konsiderueshëm votash nga votues shqiptarë.
Për këtë arsye, Lista Sereb e konsideron të papranueshme që, siç thuhet “mandati të fitohet me vota nga komunitetet joserbe dhe në komuna ku praktikisht nuk ka serbë”.
KQZ-ja më 27 qershor ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor në Kosovë.
Sipas rezultateve, Lista Serbe ka siguruar nëntë mandate, ndërsa një mandat i ka takuar listës “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, i cili është fituar nga Nenad Rashiqi.
PZAP-ja ka afat 4 ditë për të kthyer përgjigje në ankesë. Nëse ankesa refuzohet, ata kanë të drejtë ankesë në Gjykatën Supreme. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i jep Supremes afat prej pesë ditësh për të vendosur lidhur me ankesat.
Me përfunidm të shqyrtimit të ankesave KQZ-së i hapet rruga për certifikimin e rezultateve përfundimate të zgjedhjeve të 7 qershorit.