Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Burri u dyshua se u mbyt në Shëngjin, gruaja nga Kosova alarmoi policinë, në fund e gjeti në kafene

Gazeta10
29 June 2026 - 17:14

Një ngjarje që shkaktoi alarm mes pushuesve dhe autoriteteve në bregdetin e Shëngjinit përfundoi fatmirësisht pa pasoja.

Disa media raportuan se një shqiptar i Kosovës u raportua i zhdukur në det, duke ngritur dyshimet se mund të ishte mbytur. Menjëherë pas njoftimit, u angazhuan forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat për rreth tre orë zhvilluan kërkime intensive në zonën detare me mjete lundruese.

Ndërkohë që operacioni vijonte, bashkëshortja e tij e gjeti burrin shëndosh e mirë në një kafene pranë bregdetit.

Mësohet se ai ishte larguar nga plazhi pa njoftuar familjarët, duke bërë që niste operacioni i kërkimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.