
Sulmuesi belg, Eden Hazard, mund të rikthehet në Premier League në janar, shkruan Gazeta10.
Aston Villa është skaudra e cila dëshiron transferimin e Hazardit në afatin kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Real Madridi dëshiron që t’a largojë nga skaudra sulmuesit belg në janar dhe të shpëtojë nga paga e tij e majme.
Aston Villa dhe Real Madridi tashmë kanë filluar bisedimet mes tyre për transferimin e Hazardit, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje finale.
Hazard kishte pasur një avneturë shtatëvjeçare në Premier League me Chelsean, ku kishte pasur një periudhë mjaft të ndritshme.
31-vjeçari erdhi te Real Madridi në vitin 2019 për shumën e 100 milionë eurove.
Por periudha e tij te ‘Los Blancos’ nuk ka shkuar aq mirë, pasi ai ka pasur probleme të shumta më lëndimë të cilat kanë ndikuar edhe në formën e tij.
Këtë sezon me fanellën madriliene, ai ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje prej të cilave ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim. /Gazeta10/