Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës

Gazeta10
30 June 2026 - 8:51

Bashkimi Evropian ka theksuar se Kosovës i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit, si dhe nga mundësitë që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Kjo është bërë e ditur në një takim mes shefes në detyrë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova me  Drejtoreshën për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.

Sipas njoftimit, ajo do të zhvillojë të mërkurën takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të shoqërisë civile, në kuadër të diskutimeve për procesin e integrimit evropian.

“Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ndryshe, shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, dhe drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, gjatë së mërkurës pritet të kenë takime me përfaqësuesit institucionalë dhe të shoqërisë civile në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.