Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet se sulmoi fizikisht një grua

Gazeta10
30 June 2026 - 9:27

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën, më 29 qershor, rreth orës 17:30. I dyshuari, shtetas kosovar, pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, po ashtu shtetase e Kosovës.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Kaçanik 29.06.2026, 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.