Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vrasja në Dragash: Viktimë dyshohet se është imami i fshatit, autori në arrati

Gazeta10
30 June 2026 - 9:42

Një rrahje mes disa personave në fshatin Zlipotok të Dragashit, përfundoi me fatalitet.

Konflikti, i cili u raportua rreth orës 23:00, raportohet se ia mori jetën imamit të fshatit, Gazmend Zahirovcit.

Imami 46-vjeçar vdiq si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.

“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marr lëndime nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Policia në raporton 24-orësh.

Për këtë rast dyshohet Beshir Hamza, i cili pas ngjarjes është larguar dhe vazhdon të jetë në arrati. Policia e Kosovës ka nisur një aksion për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në fazë fillestare.

Vrasja në Zlipotok të Dragashit, detaje nga rasti tragjik

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.