Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“AAK-ja asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale”

Gazeta10
01 November 2022 - 20:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si parti nuk do të qëndrojnë asnjëherë duarkryq kur janë në pytetje interesat nacionale.


Haradinaj në një takim me qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës, deklaroi se është i zhgënjyer me qeverisjen teksa kriza ekonomike dhe energjetike në vend vetëm se po thellohet.


“Marrëveshja obligative ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke, ishte fokus i këtij takimi, pasi që vendimet e saj prekin të ardhmen e secilit prej nesh dhe fëmijëve tanë. Sa i përket qeverisjes në vend, shpreha shqetësimin tim se vendi po shkon prapa, krizat ekonomike dhe energjetike, vetëm se po thellohen. Përkundër zhgënjimit që kemi për këtë lloj qeverisje, unë dhe Aleanca, jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq kur janë në pyetje interesat nacionale” ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.