Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet profesoresha universitare, dyshohet se mori 300 euro nga studenti për kalimin e provimit

Gazeta10
30 June 2026 - 15:50

Një profesoreshë 39-vjeçare në Universitetin e Shtipit në Maqedoni të Veriut është arrestuar nën dyshimet për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit të policisë, studenti K.B. 26-vjeçar, shtetas i Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, kishte denoncuar më 22 qershor se profesoresha i kishte kërkuar 300 euro për ta kaluar provimin, të cilin duhej ta jepte sërish më 29 qershor.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shtip, policia i dorëzoi studentit tri kartëmonedha prej 100 eurosh, të përpunuara për nevoja hetimore dhe sipas njoftimit, profesoresha u arrestua menjëherë pasi mori paratë.

“Ajo është ndaluar në stacion policor, ndërsa paratë janë sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzimi përkatës penal.”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.