Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedi në Pakistan: Shembet çatia e një qendre mësimi, vdesin 14 fëmijë

Gazeta10
30 June 2026 - 20:18

14 fëmijë kanë vdekur pasi çatia e një ndërtese u shemb mbi ta pranë Lahores në Pakistan, sipas zyrtarëve.

Ngjarja ndodhi në një qendër private mësimi në lagjen Kahna të qytetit pakistanez, shkruan BBC.

Mes të vdekurve dhe të të lënduarve ka fëmijë të vegjël nën moshën 10 vjeç, të cilët janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur një hetim për shembjen dhe dy persona janë marrë në paraburgim si pjesë e hetimit fillestar.

Zëdhënësi i shërbimit të emergjencës Rescue 1122, Farooq Ahmed, i tha BBC-së se ata kishin marrë një thirrje për incidentin në orën 16:45. Ai tha se operacioni i shpëtimit u përfundua brenda një ore dhe shumica e të nxjerrëve ishin mes moshës shtatë dhe 11 vjeç.

Po ashtu, mendohet se edhe pesë persona të tjerë janë të lënduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.