Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Konfirmohen tri përballjet e para të 1/8 së finales në Kupën e Botës

Gazeta10
01 July 2026 - 7:57

Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël dhe duele shumë interesante mes kombëtareve të mëdha.

Pa dyshim, vëmendja kryesore shkon te përballja mes Brazilit dhe Norvegjisë, e cila konsiderohet ndeshja më e fortë e kësaj faze nga duelet e konfirmuara deri më tani.

Brazili vjen me ambicie të mëdha për të vazhduar rrugën drejt trofeut, ndërsa Norvegjia, e udhëhequr nga Erling Haaland, synon të vazhdojë ecurinë historike në turne dhe të shkaktojë surprizën e radhës.

Në dy përballjet e tjera të konfirmuara, Kanadaja do të sfidojë Marokun, ndërsa Franca do të përballet me Paraguain, në ndeshje që gjithashtu pritet të sjellin shumë emocione dhe rivalitet të fortë në fazën eliminatore.

Duelet e konfirmuara deri më tani:

Francë – Paraguai
Brazil – Norvegji
Kanada – Maroku

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.