Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Jep dorëheqje edhe presidenti i Drenicës, Thomas Wüstefeld

Gazeta10
29 June 2026 - 23:12

Thomas Wustefeld nuk do të jetë më president i FC Drenicës.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi drenicak përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

Më herët, dorëheqje kishte dhënë edhe nënpresidenti, Faton Seferi.

Kjo është deklarata e plotë e Wustefeld:

Të dashur anëtarë të familjes së klubit, tifozë, miq dhe mbështetës të FC Drenicës,

Me keqardhje dhe pas një reflektimi të gjatë, kam vendosur të jap dorëheqje nga detyra e Presidentit, me efekt të menjëhershëm.

Nga zemra dua t’i falënderoj të gjithë ata që gjatë muajve të fundit dhanë gjithçka nga vetja dhe sakrifikuan pa kursim, që FC Drenica ta ruante vendin në elitën e futbollit. Ajo që arritët së bashku ishte e jashtëzakonshme.

Një falënderim krejt të veçantë dua t’ia shpreh Faton Seferit. Përkushtimi i tij i palodhshëm, angazhimi me zemër dhe gjithçka që bëri për këtë klub dhe për qytetin është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Kontributi i tij meriton respektin dhe mirënjohjen më të madhe.

Më vjen sinqerisht keq që gjërat nuk morën drejtimin që të gjithë e kishim shpresuar dhe dëshiruar. Megjithatë, ne do t’i qëndrojmë besnikë fjalës së dhënë dhe do t’i realizojmë të gjitha zotimet që kemi marrë përsipër ndaj FC Drenicës.

FC Drenicës, tifozëve të saj besnikë dhe gjithë qytetit i uroj me gjithë zemër shumë suksese në të ardhmen dhe vazhdimësi në elitën e futbollit kosovar.

Me respekt,

Dr. Thomas Wüstefeld

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.