
Janë identifikuar dy shtetaset e huaja që mbetën të lënduara rëndë në aksidentin e minibusit të linjës Berat-Tiranë.
Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, janë një vajzë rreth 20 vjeç dhe një grua rreth 50 vjeç. Raportohet se këto shtetase të huaja ishin turiste, shkruan A2.
Ndërkohë, vazhdon të jetë e rëndë gjendja e 6 pacientëve që iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale një ditë më parë, mes tyre dhe një i mitur i intubuar.
Ndërsa 6 të tjerë vazhdojnë të jenë në parametra stabile në Urgjencën e Traumës.