
Komentatori politik, Halil Matoshi, për masat e reja të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për targa, ka thënë se nuk e kupton pse duhen të qortohen qytetarët që e kanë përfaqësuesin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Matoshi në Politiko, ka deklaruar se ky vendim i Kryeministrit Albin Kurtit, është vendim i jo i menduar dhe joadekuat, transmeton Gazeta10.
“Prandaj, vendim më joadekuat, vendim jo i studiuar, jo i menduar si ky i z. Kurti, nuk ka ndodhë në këto 23 vjet liri të Kosovës”, ka deklaruar ai ndër të tjera./Gazeta10