Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Analisti serb nga veriu: Kurti asnjëherë nuk i vizitoi komunat me shumicë serbe

Gazeta10
01 November 2022 - 21:25

Branislav Kërstiq, analist politik serb nga veriu i Kosovës teksa ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për target e automjeteve, ai ka kritikuar kryeministrin Kurti që pati premtuar dialog të brendshëm me serbët e veriut.

Kërstiq ka thënë se për një vit qeverisje, Kurti nuk vizitoj asnjë komunë me shumicë serbe, shkruan Gazeta10.

“Po bëhen një vit që Kurti nuk ka bërë asnjë vizitë e takim në very të vendit. Asnjë takim se ka pasur as me kryetarët e komunave serbe. AKI në Kosovë është shumë serioze, dhe ata kanë informata se kush i organizon problemet në veri. Por, problem është se ku jemi ne si shtet kur kryeministri i vendit nuk i viziton gjysmën e komunave”, shtoi Kërstiq në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.