Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anulohen 70 fluturime në Zurich të Zvicrës për shkak të stuhive

Gazeta10
01 July 2026 - 14:29

Rreth 70 fluturime u anuluan në Aeroportin e Zurichut të Zvicrës nga mbrëmja e së martës deri në mëngjesin e së mërkurës, për shkak të stuhisë, raportoi, Swissinfo.

Një zëdhënëse e aeroportit tha se më shumë se 30 fluturime në rrugë për në Zurich u devijuan në aeroporte të tjera, duke përfshirë Sttutgartin, Gjenevën dhe Baselin, përveç rreth 70 anulimeve, shkruan Anadolu.

Anulimet prishën planet e udhëtimit të shumë pasagjerëve, shumë prej të cilëve u detyruan të qëndronin në aeroport për disa orë.

Stuhitë kishin detyruar tashmë anulimin e 44 fluturimeve në aeroport të martën në mbrëmje, duke ndikuar më tej në operacione.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.