Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MPB-ja publikon listën e 11 kandidatëve që vazhdojnë garën për drejtor të akademisë

Gazeta10
02 July 2026 - 10:53

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përmes njësisë për menaxhimin e burimeve njerëzore, ka publikuar listën e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret e përgjithshme dhe që do të vazhdojnë procedurën e mëtejme të rekrutimit për pozitën drejtor të përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në Vushtrri.

Sipas njoftimit, lista është publikuar në pajtim me nenin 7, paragrafi 3 të rregullores (QRK) nr. 07/2025 për procedurën e pranimit në shërbimin Civil.

Kandidatët që vazhdojnë në fazën e radhës të procesit të rekrutimit janë:

Arif Panxha

Avni Ramadani

Besnik Imeri

Bislim Hajdari

Fatbardh Sallahu

Ilir Tasholli

Luigj Dedaj

Naim Haziri

Naser Krasniqi

Shpend Shabani

Skender Llalloshi

Pozita është shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme me numrin e procedurës RN00019650, ndërsa kandidatët e përzgjedhur do t’u nënshtrohen fazave të mëtejme të procedurës së rekrutimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.