
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka reaguar presidentit serb, Aleksandar Vuciq për deklaratën se po lëvizin dronë të panjohur nga Kosova në Rashkë.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto deklarata janë të pavërteta dhe se diskursi i tillë është pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta10.
“Fillimisht për tentim kthimin e vëmendjes në një temë që nuk është më brengë e qytetarëve të Serbisë, të cilët tashmë kanë pranuar realitetin e ri të shtetit të Kosovës, dhe pakënaqësitë e tyre kanë të bëjnë më tepër me mirëqenien e tyre nën udhëheqjen e Vuçiq sesa me rezultatet e dialogut.
Dhe së dyti, tentim destabilizimin e Republikës së Kosovës përmes ngjalljes së frikës tek komuniteti serb, qytetarët tanë, për gjoja masat e dhunshme që priten të ndërmerren nga ana e institucioneve të qeverisë, tek të gjithë ata që përdorin targa ilegale të Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Më tej, Mehaj ka thënë se secili veprim i Kosovës është në koordinim të plotë me aleatët tanë, në mbrojtje të integritetit teritorial dhe vlerave demokratike evropiane./Gazeta10